Supë makarona dhe mish
Përbërësit:
- 2 copa mish viçi ose pule
- 2 lgj gjalpë
- 2 të verdha veze
- 200 ml qumësht
- 100 gr bizele dhe karrota
- 100 gr makarona për supë
- Lëngu i 1 limoni
- ½ tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën, shtojmë makarona supe i kaurdisim mirë të dyja bashkë, shtojmë bizelet, e mbulojmë me bulionin që kemi përfituar nga zierja e mioshit, ku mishin e kemi copëtuar në copëza të vogla. E lëmë të ziejë për 15 minuta, të verdhat e vezës i rrahim me qumështin dhe lëngun e limonit, këtë masë likuide e shtojmë tek supa duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe e spërkasim me majdanoz.