Supë me kos, vezë dhe nenexhik
Përbërësit:
- 2 lgj oriz
- 1 litër ujë
- 1 lç koncentrat
- 2 lgj gjalpë
- 2 lgj miell
- 2 vezë (të verdhat)
- 300 gr kos
- Kripë, piper
- Nenexhik
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim ujin të vlojë me pak koncentrat perimesh. Sapo uji të marrë valë shtojmë orizin dhe e lemë të ziejë. Ndërkohë kaurdisim me gjalpë miellin, e shuajmë më pak nga uji ku kemi vendosur orizin të ziejë. E shtojmë masën e miellit tek tenxherja me ujë ku ka zier orizi. Rrahim të verdhat e vezëve me kosin dhe e shtojmë tek supa. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nenexhik të thatë. Pasi supa të jetë gati e servirim me pak gjalpë të aromatizuar me nenexhik.