Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos
Përbërësit:
- 300 gr mëlçi
- 3 lugë gjelle miell misri
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 3–4 thelpinj hudhër
- 4–5 lugë gjelle kos
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Mëlçitë i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere i kaurdisim lehtë me pak gjalpë. I spërkasim me kripë dhe piper të kuq, pastaj shtojmë ujë derisa të mbulohen dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan tjetër kaurdisim miellin e misrit me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. Shtojmë pak nga lëngu i mëlçive dhe e përziejmë mirë që të krijohet një salcë pa kokrriza. Këtë salcë e hedhim tek mëlçitë dhe e trazojmë vazhdimisht. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe hudhra të shtypura. Çorba duhet të dalë pak e trashë, por jo shumë e rëndë. Shërbehet e ngrohtë dhe në çdo pjatë shtohet 1 lugë kos, që i jep freski dhe shije shumë të veçantë.
Komente












