Supë me lakër dhe qiqra

Përbërësit:

  • 1 thelpi hudhër
  • 1 qepë
  • 1 lugë kafe fara kopre/finoku
  • 1 lugë kafe me fara mustarde
  • 50 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 litër ujë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 200 g lakër e bardhë
  • 1 patate
  • 2 karrota
  • 250 g qiqra të konservuara ose 1 kuti
  • 1 majë luge piper i zi

Përgatitja:

Në tenxhere kaurdisni qepën, hudhrën dhe patatet, shtoni farat e finokut, kripë, piper të zi, më pas shtoni lakrën e grirë imët dhe qiqrat. Shtoni ujin e nxehtë dhe e zieni derisa të zbuten perimet, një pjesë e bluani që të bëhet supa kremoze edhe pjesën tjetër e lini me copa. E shërbeni me vaj ulliri të freskët dhe piper të zi.