Përbërësit:
- 1 thelpi hudhër
- 1 qepë
- 1 lugë kafe fara kopre/finoku
- 1 lugë kafe me fara mustarde
- 50 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
- 1 litër ujë
- 1 lugë çaji kripë
- 200 g lakër e bardhë
- 1 patate
- 2 karrota
- 250 g qiqra të konservuara ose 1 kuti
- 1 majë luge piper i zi
Përgatitja:
Në tenxhere kaurdisni qepën, hudhrën dhe patatet, shtoni farat e finokut, kripë, piper të zi, më pas shtoni lakrën e grirë imët dhe qiqrat. Shtoni ujin e nxehtë dhe e zieni derisa të zbuten perimet, një pjesë e bluani që të bëhet supa kremoze edhe pjesën tjetër e lini me copa. E shërbeni me vaj ulliri të freskët dhe piper të zi.












Komente
Komento