Supë me patate dhe proshutë
Përbërësit:
- 2-3 patate
- 1 qepë
- 5 feta proshutë
- 4 lgj gjalpë
- 2 gota qumësht
- 2 lgj miell
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qepën e grirë hollë, e kaurdisim në yndyrë. Shtojmë pak kripë që të zbutet, shtojmë patatet e prera në kubikë me një kaurdisje mbi 5 minuta, dhe më pas miellin. Shtojmë bulionin me ujë dhe më pas specat, i lëmë të marrin një valë duke e shtuar me sasinë e qumështit. Proshutën e prerë në fije të gjata e kaurdisim me gjalp derisa të thekrrohet, e shtojmë tek supa dhe e rregullojmë me erëza.