Supë me pulë, perime e makarona nga Zonja Vjollca

Supë me pulë, perime e makarona nga Zonja Vjollca

Supë me pulë, perime dhe makarona

Përbërësit:
500 gr mish pule
2 qepë të vogla
2 karrota
2 degë selino
Vaj ulliri
2 thelpinj hudhra
1 gjethe dafinë
Kripë dhe piper i zi
1 filxhan çaji makarona
Majdanoz

Përgatitja:
Vendosim në tenxhere me ujë të valuar mishin e pulës dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta duke shtuar në të dhe 2 degë dafinë dhe pak kripë.
Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël, hudhrën të grirë hollë, karrotat të prera në kubikë të vegjël, selinonë e pastruar nga fijet dhe të prerë në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim së bashku për 5 minuta.
Largojmë copat e mishit nga tenxherja dhe shtojmë perimet në tenxhere duke hedhur edhe pak piper të zi.
Pastrojmë mishin nga kockat dhe lëkura dhe i presim ato në copa sa një kafshatë dhe shtojmë mishin në tenxhere.
Nëse supën e doni më të trashë, shtoni makaronat në tenxhere dhe i lini të ziejnë për aq kohë sa është shkruar në etiketë. Në fund shtojmë majdanoz të grirë dhe e shërbejmë.
Shënim: Nëse supën e doni më të lëngshme, makaronat, i ziejmë makaronat veç dhe pasi ti kullojmë, vendosim 2 lugë gjelle makarona në pjatën e servirjes dhe më pas mbi to shtojmë supën e përgatitur.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun