Supë patatesh me makarona të vogla
Përbërësit:
1 qepë e vogël
2 karrota
3 patate
2 domate në rende
1 dorë spinaq
1 fk makarona të vogla
1 e ½ litër lëng mishi
1 lgj gjalpë
Kripë, piper
Përgatitja:
Qepën, karrotat, patatet i presim në copa të vogla. I kaurdisim dhe më pas shtojmë salcën e domates ose domate në rende. Shtojmë buljonin e mishit dhe makaronat e vogla për supë. E lemë supën të ziejë, në 5 minutëshin e fundit shtojmë spinaqin dhe rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak gjalpë të tretur.