Mega-operacion në Ballkan/ 180 të arrestuar, mes tyre shqiptarë, sekuestrohen drogë e armë

Mega-operacion në Ballkan/ 180 të arrestuar, mes tyre shqiptarë, sekuestrohen drogë e armë

Foto ilustruese

Një super aksion antidrogë është zhvilluar në Ballkan. 180 persona janë arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë. Operacioni është zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, dhe Bosnje-Hercegovinë. Ky operacion është zhvilluar kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Ballkan.

Operacioni është zhvilluar në 6 shtete dhe në aksion kanë marrë pjesë 8300 agjentë nga 28 vende. Operacioni në total është finalizuar me 180 të arrestuar, 32 gjatë fazës paraprake dhe 148 në fazën përfundimtare.

Aksioni është zhvilluar nga FRONTEX, EUROPOL dhe INTERPOL. Nga aksioni janë sekuestruar 159 armë zjarri, eksploziv, drogë dhe armë të tjerë.

Operacioni është zhvilluar nga data 5 deri më 9 shtator dhe qendra e organizmit të operacionit ka qenë në Hagë. EUROPOL njofton se janë kontrolluar persona, janë marrë numra telefonash., dokumente dhe është shkëmbyer informacion mes shteteve.

Vendet bashkëpunëtore në Ballkanin Perëndimor q ë kanë marrë pjesë në aksion janë Shqipëri, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

EUROPOL njofton se nga data 5 deri më 9 shtator

148 persona janë arrestuar nga të cilët

13 janë arrestuar për kalim klandestinësh

71 janë arrestuar si emigrantë të paligjshëm

36 janë arrestuar si trafikantë droge

3 si trafikantë armësh

5 persona janë arrestuar si trafikantë droge dhe armsh

16 të arrestuar për mashtrim me dokumentacionin

4 të tjerë nuk jepet specifikimi.

Në operacion janë sekuestruar

159 armë zjarri, eksplozivë dhe 1462 fishekë

286 kilogramë drogë.

Nuk jepen detaje për identitetet e personave të arrestuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI