Barcelona ka fituar aktin e parë të Super Kupës së Spanjës me rezultatin 3 - 2 përballë rivalit historik, Realit të Madridit. Ndeshja ka dhuruar mjat emocione dhe te papritura për mijëra spektatorë që e kanë ndjekur nga i gjithë globi. Në përfundim janë realizuar të gjitha pritshmëritë, pasi askush nga ekipet nuk ka zhgënjyer duke dhuruar maksimumin në fushë.

Fillimisht kanë qënë vendasit me Lionel Mesin që kanë rrezikuar në minutën e 18 pas një pasimi nga e djathta nga Daniel Alvesh. Përsëri në minutën e 28 është argjentinasi që tenton të shënojë me një goditje të fortë, por topi përfundon mbi kuadrat.

Reagimi i formacionit të trajnerit Hose Murinjo vjen në pjesën e dytë me yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili zhbllokon shifrat e ndeshjes në minutën e 54' me një gjuajtje të fuqishme me kokë pas harkimit të bukur të topit të Ozil nga këndi. Goli vendos heshtjen në "Camp Nou", por vetëm për pak sekonda, pasi në portën tjetër, Pedro shënon duke barazuar rezultatin në 1-1.

Barazimi rrit entuziazmin te vendasit që fitojnë edhe një penallti me Iniestën, e cila shkaktohet nga mbrojtësi Sexho Ramos. 11 - metërshi shëndërrohet në gol nga Mesi duke përmbysur rezultatin në 2-1. Pas penalltisë së fituar Iniesta nuk ndalet, pasi jep edhe një pasim të saktë për partnerin e mezit të fushës, Xavi Hernandez që trefishon rezultatin.

Pesë minuta nga fundi i takimit, i sapo futuri në fushë, argjentinsai Angel Di Maria ngushton diferencën e rezulztatit në 3-2 duke përfituar nga një gabim i portierit katalanas Viktor Valdez pas një mosmarrëveshje me Maskeranon.

Me këtë rezultat Reali është i avantazhuar, pasi i mjafton edhe një fitore minimale për të bërë të fituar Super Kupën e Spanjës.

(d.b/shqiptarja.com)