Java e katër-rt e kategorisë superiore ka filluar me derbin Besa - Tetuta e zhvilluar në orën 19:00 të mbrëmjes në stadiumin e qytetit të Kavajës. Ndeshja ka qenë shumë e kontestuar nga ekipi bregdetar, por në fund kanë qenë vendasit që kanë arritur të triumfojnë me rezultatin minimal 1 - 0 duke ju falur Berishës. Pjesa e parë e takimit është karakterizuar nga një lojë e fortë nga të dy ekipet në mesin e fushës, ndërsa rastet për gol nuk kanë qenë të shumta. Në pjesën e dytë trajneri Begeja i Teutës zhvendos ekipin përpara duke u bërë më agresive. Nuk vonon edhe goli në minutën e 62' për Teutën, por që anulohet nga arbitri Laver Alla.

Anulimi sjell edhe pakënaqësi në kampin durrsak, por Alla është i vendosur për të mos kthyer vendimin dhe vazhduar lojën. Besa kundërpërgjigjet me Berishën vetëm një minutë më vonë duke shënuar golin e avantazh dhe të fitores për verdhe zinjtë, pasi deri në fund Teuta nuk do të arrinte të barazonte shifrat. Për vendasit takimi u bë më i lehtë në 20 minutat e fundit, pasi Mancaku u larguar me karton të kuq pas ndërhyrjes nga autorit të golit, Berishës. Pas ndeshjes trajneri i vendasve Daja u shpreh i kënaqur për fitoren që e dërgon Besën në kuotën e shtatë pikëve.

(d.b/shqiptarja.com)