Flamurtari dhe Shkumbini kanë fituar ndeshjet e javës së tretë në kategorinë superiore. Vlonjatët kanë pasur një transfertë mjaft të vështirë përballë beratasve në shtëpinë e tyre, por trajneri spanjoll Hulian Rubio ka arritur që të marrë tre pikët e parë në drejtimin e ekipit. Flamurtari zhvilloi një ndeshje pozitive duke mos e diskutuar fitoren.


Kuqezinjtë godasin shumë shpejt duke shokuar vendasit, sulmuesi Pepa në minutën e 2' të ndeshjes pas një pasiguri në mbrojtjen e Tomorit përfiton duke shënuar golin e avantazhit. Pas golit të pësuar, Tomori kërkon barazimin me disa tentativa radhazi, por që nuk arrin të shënojë. Atëherë kur të dy ekipet po i drejtoheshin pushimit të pjesës së parë është mesfushori Lena që dyfishon rezultatin duke vulosur fitoren. Pjesa e dytë ka qenë formale. Ndërsa ndeshja tjetër e zhvilluar në Peqin, midis Shkumbinit dhe Besës ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin minimal 1-0. Autori i golit të vetëm për Shkumbinin është Endri Magani, djali i trajnerit Gugash Magani. Edhe Vllaznia ka fituar 3-0 me Luftëtarin me lehtësi në "Loro Borici"

(d.b/shqiptarja.com)