Super memoria, ata që nuk munden të harrojnë

Super memoria, ata që nuk munden të harrojnë

"Së bashku me gruan time Ramona kam jetuar 66 vjet, por tani që edhe unë jam duke vdekur, dua të shes çdo gjë, çdo gjë që më kujton atë, edhe shtëpinë. Mjaftë më, kam vuajtur shumë”.

Zoologu i famshëm anglez Desmond Morris, një ekspert botëror 91-vjeçar, ka ndërmend të largojë nga mendja e tij vdekjen e gruas së tij. Pesha e madhe në shpirtin e tij prej mungesës prej shtatë muajsh, është bërë e padurueshme.

Pas një humbjeje kaq të rëndë, ka nga ata që e kthejnë shtëpinë në një mauzole, për të ruajtur aty kujtimet.

Zgjedhjet janë të ndryshme.

Por ka edhe ata që nuk mund të mabjnë veten të lidhur me zinxhirët e kujtesës brenda një kafazi.

Dy universe në antipode.

Të kesh një kujtesë super dhe të harrosh gjithçka.

Mënyra e tretë, rruga e mesme e balancës së dëshiruar mendore, nuk ekziston për ta.

Ata janë, nga njëra anë, pak duzina në botën e njerëzve që kujtojnë gjithçka dhe kanë një memorie hiper-autobiografike dhe nga ana tjetër, njerëz, viktima te traumave, që vuajnë nga amnezia anterograde, që humbasin kujtesën çdo disa orë.

Hypertimesia është një gjendje shumë e rrallë psikologjike (ka zyrtarisht 30 deri në 60 raste në botë, 8 prej tyre në Itali). Kush e ka këtë sindrom, jo vetëm që kujton ngjarjet private por edhe fakte të rëndësishme publike.

Hypertimesia  u zbulua 13 vjet më parë.

Rasti i parë në botë u diagnostikua nga neurologu amerikan James McGaugh, i Universitetit të Kalifornisë Irvine (i vetmi laborator i autorizuar për të bërë diagnoza zyrtare), ndër ekspertët kryesorë të botës në studimin e proceseve njohëse të kujtesës emocionale.

Jill Price nga Kalifornia thotë se ka një super kujtesë. Ajo kujton saktësisht të gjitha detajet e vogla të jetës së saj dhe të njerëzve që ka takuar, që prej moshës 8 vjeçare.

Në vitin 2000, në moshën 42 vjeçare, ajo iu nënshtrua shumë testeve dhe analizave neurologjike, psikologjike dhe diagnostike të trurit, të gjitha me Profesor McGaugh. "Çfarë keni bërë më 19 tetor 1979?", Ajo përgjigjet menjëherë: "U ktheva nga shkolla dhe hëngra pak supë, sepse ajo ishte jashtëzakonisht e ftohtë atë ditë. Atë ditë në Los Anxhelos moti ishte i vrenjtur dhe temperatura 19 gradë, ishte shumë më poshtë mesatares”.

Një nga tetë italianët me hiper kujtesë është Luca Nania. Për të, kjo dhunti ka disavantazhet e veta. “Ajo është një e kaluar që nuk kalon që shpesh bëhet e padurueshme”.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë