Super Short në Loto, më 1 Maj do
të shpërndahen 10 milionë lekë

Super Short në Loto, më 1 Maj do<br />të shpërndahen 10 milionë lekë
TIRANE - Në këtë një vjetor të shortit të parë të Loto “6 nga 39”, Lotaria Kombëtare vjen edhe më pranë publikut përmes një “dhurate” të mrekullueshme. Kompani ka vendosur qëmë datë 1 Maj të zhvillojë një Super Short në Loto ku 10 milionë lekë tëreja nga shuma e Jackpot do të shpërndahen plotësisht tek lojtarët. Këto para janë të garantuara dhe nëSuper Shortin e datës 1 Maj do t’u jepen lojtarit, apo lojtarëve fatlumë të Loto “6 nga 39”.
 
Si do të funksionojë shpërndarja e çmimeve
Shpërndarja e çmimeve është një procedurë e njohur në të gjithë botën për të shpërblyer lojtarët dhe Lotaria Kombëtare po e aplikon këtë për të dytën herë brenda pak muajve.
Rregullat e lojës përcaktojnë se kompania ka të drejtën të shpërndajë fondin e çmimeve tek një kategori më poshtë ku do të ketë fitues.

Pra, nëse këtë short nuk do të ketë fitues me 6 numra të saktë, shuma prej 10milionë lekësh (të reja) nga Jackpoti do t’i shtohet dhe shpërndahet fondit të çmimeve të kategorisëpasardhëse, fituesve me 5 numra të saktë. Në rast se do të ketë më shumë se një fitues me 5 numra, atëherë shuma e parave do të ndahet në mënyrë të barabartë mes tyre. Por nëse nuk do të ketë fitues edhe me 5 numra të saktë, atëherë 10 milionëlekë (tëreja) nga shuma e Jackpotdo të shtohen dhe shpërndahen tek fituesit me 4 numra të saktë.

“Qëllimi ynëështë që Loto të jetë një lojë argëtuese për të gjithëpersonat mbi 18 vjeç, por edhe të shpërndajmë sa më shumë çmime. Në shortin e datës 1 Maj ne do të aplikojmë shpërndarjen e pjesshme të çmimeve.Në rast se nuk do të kemi fitues me 6 numra të saktë, 10 milionë lekë të reja nga shuma e Jackpotit do t’i shtohen dhe shpërndahen fondit të çmimeve të kategorisë pasardhëse ku ka fitues.

Kjo shumëështë e garantuar. Gjithashtu ju garantoj se mbrëmjen e datës 1 Maj, pas shorteut, do të kemi një ose mëshumë milionerë të rinj”,- tha Teuta Rexhepi, Menaxherja për Marrëdhëniet me Publikun e Lotarisë Kombëtare.
 
Kush mund të marrë pjesë
Të gjithë personat në moshë madhore mund të marrin pjesë në shortet e Loto “6 nga 39” duke blerë biletat në të gjitha pikat e shitjes ku ndodhet logo e kompanisë Lotaria Kombëtare. Të plotësosh një biletë të Loto “6 nga 39” është shumë e thjeshtë. Përzgjidhni 6 numra në një nga fushat e lojës dhe ky quhet një parashikim.

Sa më shumë parashikime të plotësoni aq më shumë rriten vlerat e çmimeve dhe mundësitë tuaja për t’i fituar ato. Ju keni kohë deri pasditen e së enjtes për të plotësuar parashikimet tuaja dhe të merrni pjesë në shorteun ku do të shpërndahen 10 milionë lekë tëreja. Pjesa e mbetur e shumës së Jackpot do të mbetet në lojë për shortet e ardhshme të Loto “6 nga 39”.

Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç