Këngëtarja Adele para pak javësh dha lajmin se u nda nga bashkëshorti i saj. Dhe pas kësaj ndarje ajo nuk mund të ishte më e lumtur. Ajo ka realizuar disa udhëtime si dhe ka blerë një vilë të re. Me sa duket ka qenë dhe koha e ndryshimeve të saj në aspektin fizik.
Këngëtarja ka humbur plot 20 kilogram që pas ndarjes dhe në daljen e saj të fundit publike ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave me pamjen. Ajo ka pozuar bashkë me grupin ‘Spice girls’ teksa në sy ka rënë format e saj perfekte.
Sipas Daily Mail këngëtarja ka ndejkur dietën ‘The Sirtfood’ . Sipas eksertëve kjo dietë ushqimore konsiston në shtimin e proteinave në regjimin ushqimor gjithashtu lejon dhe konsumimin e verës dhe çokollatës së zezë. Këngëtarja ka shtuar në praktikën e saj dhe aktivitetin fizik.