Superbanda shqiptare, ja 30
fotot e trafikantëve të drogës

Superbanda shqiptare, ja 30<br /> fotot e trafikantëve të drogës
TIRANE - Pas më shumë se një muaji, gazeta “Shqiptarja.com” zbulon pamjet 31 prej 34 anëtarëve të organizës kriminale, që sipas hetimeve të prokurorisë dhe policisë, kanë investuar më shumë se 20 milionë euro në Shqipëri. Bëhet fjalë për të arrestuarit e operacionit ndërkombëtar të koduar “Sotto Tracia”, numri i të cilëve është 31, mes tyre edhe një femër.

Hotele, lokale, karburante, të ndërtuara me lekë trafiqesh, gjendeshin në zonën e Elbasanit, Librazhdit e deri në kufi me Maqedoninë. Dhe, kur mendonin se ata ishin harruar, në derë iu ka tokitur policia. Bëhet fjalë për tetë shqiptare të arrestuar përgjatë orëve të mëngjesit në qarkun e Elbasanit dhe Tiranë. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, njoftuan më 10 prill, se në pranga kanë rënë Sokol Tafani, Festim Hoxha, Rezart Tirana, Higert Allko, Brunild Ramaj, Altin Poda dhe Bledar Shabani.

“Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, finalizoi me sukses operacioni ndërkombëtar të koduar ‘Sotto tracia – AL’, për hetimin dhe goditjen e një organizate kriminale, që merrej kryesisht me ‘Trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike të llojit Kokainë dhe Heroinë’, ‘Favorizim dhe shfrytëzim të prostitucionit’, ‘Favorizimi dhe qëndrim i të huajve klandestin në vendet e BE-së’”.

Kështu deklaruan në një konferencë për shtyp Edmond Rizai, Drejtor i Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Eugen Beci, Drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, më 10 prill. Veprimet për finalizimin e Operacionit Ndërkombëtar “Sotto Tracia”, janë koordinuar nga EuroJust, i cili ka realizuar bashkëpunimin e koordinimin e veprimeve njëkohësisht edhe në 6 shtete të tjera, Shqipëri, Itali, Belgjikë, Francë, Holandë dhe Zvicër, ndërsa numri total i të arrestuarve është 34 vetë, nga të cilët, 10 në Itali, nga një në Belgjikë, Francë e Holandë dhe 3 në Zvicër.

“Nga të dhënat dhe hetimet e kryera, të arrestuarit nuk kanë asnjë precedent në Shqipëri. Në lidhje me drogën, ata e trafikonin nga Holanda, Franca e Belgjika drejt Italisë. Ndërsa për çështjen e shfrytëzimit të prostitucionit, grupi shftytëzonte vajza nga vendet e Lindjes dhe nuk rezulton asnjë rast me vajza nga Shqipëri”, theksuan Beci e Rizai.

Ndërkaq nga burime të tjera kofidenciale, mësohet drejtuesit e grupit të trafikut në vendet e BE-së, janë tre nga arrestuarit e gjithë grupit të trafikut dhe konkretisht, Festim Hoxha, Oliver Hoxha, i prangosur në Itali dhe Rezart Tirana, nipi i tyre. Ndërkaq dje, Shqiptarja.com ka zbuluar fotografitë e të arrestuarve në vende të ndryshme të BE dhe në Elbasan.
trafikantet e droges

(Foto: Të arrestuarit në Shqipëri e Europe)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G