Supergoli i Bitrit dhe Skuka, Partizani thyen Kukësin dhe rikthehet te fitoret! Të paktën përkohësisht në krye (VIDEO)

Pak ditë pas barazimit dramatik me Erzenin, Partizani është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur 2-1 Kukësin për llogari të javës së 14 të Superligës. Në stadiumin ‘Partizani’ goli i parë ishte mahnitës pasi Eneo Bitri në minutën e 25 bëri një goditje spektakolare.

Pak çaste më pas ishte Skuka që dyfishoi shifrat, ndërsa Kukësi në minutën e 69 u përpoq ti ndryshonte historinë kësaj përballje me një gol me penallti, por që në fund vlejti sa për statistike. Kjo fitore e ngjit Partizanin në kuotën e 26 pikëve dhe mban të paktën përkohësisht vendin e parë.

Sakaq më herët Laçi i Gentian Mezanit koleksionoi fitoren e dytë rradhazi teksa mposhti 1-0 Erzenin. Golit e vetëm të sfidës e realizoi Ujka në fundin e pjesës së parë me penallti.

Ndërkohë të premten Kastrioti do të presë Vllazninë në Kamez, teksa trajneri ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema do të drejtojë për herë të parë krutanët.

“Ke këto çuna unë vlerësoj forcën e karakterit dhe kjo më nxiti që të vija. Pastaj kampionati është shumë i vështirë, me ekipe të forta dhe nuk mjafton vetëm forca e karakterit, por duhet të funksionojnë të gjithë kompenentët,”-u shpreh Ardian Mema, trajner i Kastriotit.

“E para iu uroj suksese Ardit në këtë rifillim pak të vonshëm të tij. Klubi kërkon vendet e para dhe për këtë arsye çdo ndeshje sjell problematikën e vet. Nëse me Egnatian do merrnim një rezultat pozitiv atëherë sot do flisnim ndryshe,”-tha Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

Po të premten në orën 13:00 luhet edhe Egnatia-Bylis, ndërsa në orën 15:45 Teuta, që pak ditë më parë fitoi kundër Kukësit, pret Tiranën kampione në fuqi.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Shitet shamia që ndryshoi historinë e futbollit! Ky është çmimi i kontratës së Messit kur ishte 13 vjeç

Shitet shamia që ndryshoi historinë e futbollit! Ky është çmimi i kontratës së Messit kur ishte 13 vjeç