Supergoli me roveshiatë dhe lotët e brazilianit, Vllaznia mposht pastër Flamurtarin

Supergoli me roveshiatë dhe lotët e brazilianit, Vllaznia mposht pastër Flamurtarin

Vllaznia e ka nisur 2020 në mënyrë perfekte pasi për llogari të javës së 18 të Superligës ka mposhtur në Shkodër me rezultatin e pastër 2-0 Flamurtarin. Në Loro Boriçi ekipi i drejtuar nga Jonuz ishte dominues përgjatë gjithë kohës, por goli që do të zhbllokonte shifrat do të vinte në minutën e 38 nga Ndriçim Shtubina.

Për të shënuar golin e dytë dhe të sigurisë për tre pikët mendoi Hygor, i cili me roveshiatë realizoi një perlë. Gjatë festimit braziliani u pa me lotë në sy, pasi para ndeshjes kishte premtuar një gol për nënën e tij e cila u nda para pak ditësh nga jeta.

Për Flamurtarin kjo ishte një humbje që e zhyt akoma më shumë, pasi në 18 ndeshje kampionat rregjistron vetëm gjashtë barazime ndërsa pjesa tjetër është humbje.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja