Është hedhur sot shorti për sezonin e ri futbollistik në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë për Edicionin 2014/2015 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në këtë eveniment morën pjesë përfaqësues të 10 klubeve më të mira të vendit si edhe ata të 20 skuadrave të Kategorisë së Parë, të cilat janë ndarë në dy grupe A dhe B.
Shorti është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-se Ilir Shulku dhe drejtori i Sektorit të Garave Besnik Cela. Në fillim me tërheqjen e goglave u përcaktua rendi i skuadrave e më pas vendosja e tyre në çifte duke filluar që nga dita e parë e kampionatit e deri në javën e fundit.
Kampionati i ri do të fillojë më 23 Gusht dhe do të përfundojë në Maj të vitit të ardhshëm, i ndarë në 4 faza. Ndërprerja e kampionatit do të bëhet më 20 Dhjetor dhe do të rifillojë pas një muaji, rreth datës 20 Janar.
Ndërkohë dy skuadra do të bien nga kategoria dhe po kaq do të ngjiten. Derbi i madh i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në javën e 6, më 27 Shtator.
Java e parë, më 23 Gusht 2014
Tirana - Apolonia
Flamurtari - Teuta
Vllaznia -Kukesi
Elbasani - Skenderbeu
Laci - Partizani
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com