Superiorja, Flamurtari ngec me
Luftëtarin, Laçi fundos Vllazninë

Superiorja, Flamurtari ngec me<br />Luftëtarin, Laçi fundos Vllazninë
Flamurtari humb mundësinë për të marrë qoftë edhe përkohësisht vendin e parë në Superligë pasi nuk shkon dot më shumë se një barazim pa gola ndaj Luftëtarit.
 
Për vlonjatët një mundësi e shkuar dëm pavarësisht se ngjiten me 7 pikë pas 4 javëve kampionat ndërsa gjirokastritët morën një pikë të çmuar.
 
Skuadra e Duros provoi me çdo mënyrë ta fitonte ndeshjen por nuk ia doli dot dhe takimi u mbyll 0-0.
 
Më herët Laçi mposhti 2-0 Vllazninë në Kurbin ndërsa trajneri Gentian Mezani debuton me fitore. Golat Laçi i shënoi nga një për cdo pjesë fillimisht me të riun Xhixha ndërsa në pjesën e dytë vendasit dyfishojnë falë një autogoli nga Pjeshka në minutën e 59-të.
 
Lojën e bënë shkodranët ndërsa kurbinasit shënuan golat dhe morën pikët. Laçi fiton 2-0 me Vllazninë duke u rikthyer tek fitorja dhe arrin 6 pikë. Vllaznia mbetet me 4 pikë dhe pëson humbjen e dytë.
 
Të dielën për javën e 4-tët luhet Kamza-Teuta ndërsa java mbyllet të hënën me Kukësi-Skënderbeu dhe Partizani-Lushnja.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool