Superkupa e Italisë nis sot si turne në Arabinë Saudite, Inzaghi: Interi e ka objektiv të parë, ta fitojmë

Superkupa e Italisë për vitin 2023 do zhvillohet si një turne në Arabinë Saudite. Sot dhe nesër do zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinaliste dhe të hënë në 20:00 luhet finalja.

Napoli dhe Fiorentina përballen këtë të enjte, teksa të premte në 20:00 luhet Inter - Lazio. Në prag të ndeshjes kundër ish-skuadrës së tij, Simone Inzaghi ka thënë se Interi e ka objektiv këtë trofe.

"Superkupa është objektivi i parë i sezonit dhe ne duam ta fitojmë atë për të tretin vit radhazi. Shakaja e Allegrit me policët dhe grabitësit? Dialektikë normale për botën e futbollit. Milani është gjithashtu në garë për titullin. Çdo të thotë për ju Superkupa e Italisë? Është trofeu i parë i sezonit, duam ta fitojmë për të tretin vit radhazi. Por ka edhe ekipe të tjera me të njëjtën ambicie, ndaj do të përpiqemi të bëjmë më të mirën.

A ka zhvillime nga merkatoja e dimrit? Kam një klub të rëndësishëm që po mendon për këtë, jam i kënaqur me katër sulmuesit që kemi në skuadrën tonë, të cilët na kanë dhënë kënaqësi në këtë pjesë të parë të sezonit.

Ndaj Lazios, a do të ketë shumë rotacion në formacion? Për sa iu përket zgjedhjeve, kam ende një seancë e gjysmë stërvitje, sot dhe nesër. Ne patëm ndeshjen e së shtunës në Monza, më pas bëmë një seancë stërvitore në Milano. Do të më duhet të bëj vlerësime shumë të kujdesshme. Djemtë janë të gjithë këtu, përveç Cuadrados që mbeti në Milano. Do të më duhet të bëj disa zgjedhje me kujdes. Tani po mendoj vetëm për nesër, kundër Lazios.

Sa ka ndryshuar Inzaghi që nga fitimi i Superkupës me Lazion? Rrugëtimi im te Lazio do të thotë që nuk do të jetë kurrë një ndeshje si të tjerat për mua. Është një skuadër që më bëri burrë, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner. Ndeshjet kundër Lazios nuk do të jenë kurrë të njëjta, normale për mua. Formula e Superkupës ka ndryshuar, është e re për të gjithë, duke filluar nga ne trajnerët. Do të duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme, e dimë që nuk do të ketë kohë shtesë dhe do të përgatitemi edhe për penallti", tha Inzaghi mes të tjerash.

Posteri polic-hajdut që i referohet garës në Serie A dhe polemikave mes tifozëve

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Dronët tokësorë, mjetet e reja të luftës në Ukrainë

Dronët tokësorë, mjetet e reja të luftës në Ukrainë