Superkupa e Shqipërisë në 6 shtator
Kukësi-Tirana në “Selman Stërmasi”

Superkupa e Shqipërisë në 6 shtator<br />Kukësi-Tirana në “Selman Stërmasi”
Superkupa e Shqipërisë Kukës- Tirana do të luhet në datën 6 Shtator, ora 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.
 
Dy klubet kanë rënë dakord që takimi të zhvendoset në kryeqytet pasi kanë depozituar një kërkesë të përbashkët në FSHF që kjo përballje të zhvillohet në “Selman Stermasi” dhe jo në “Elbasan Arena”.
 
Vendimi është marrë pasi drejtuesit kanë gjetur gjuhën e përbashkët, sipas supersport. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare e sezonit të ri futbollistik në vendin tonë.
 
Kukësi luan finalen e dytë rresht të Superkupës, por këtë vit si kampion i Shqipërisë, ndërsa Tirana si fituese e Kupës së Shqipërisë.
 
Verilindorët janë fituesit e edicionit të fundit të Superkupës së Shqipërisë dhe këtë vit do të kërkojnë të shtojnë një tjetër trofe, ndërsa bardheblutë synojnë të zbusin sadopak pasojat e sezonit të vështirë që i pret në Kategorinë e Parë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Orges Shehi: Jemi gati për duelin me Skënderbeun, Partizani kërkon trofeun më 26 maj

Orges Shehi: Jemi gati për duelin me Skënderbeun, Partizani kërkon trofeun më 26 maj