Superkupa e Spanjës, sonte akti
i parë i Barcelona-Real Madrid
Superkupa e Spanjës sjell El Clasicon e famshme Barcelona-Real Madrid dhe në një ditë vere në Camp Nou premtohet spektakël. Në mbrëmje duke nisur nga ora 22:00 nis ndeshja e parë e Superkupës së Spanjë që do të jetë edhe ndeshja e para e katalanasve pa Neymar të larguar drejt PSG-së.
Superkupa e Spanjës sjell El Clasicon e famshme Barcelona-Real Madrid dhe në një ditë vere në Camp Nou premtohet spektakël.
Në mbrëmje duke nisur nga ora 22:00 nis ndeshja e parë e Superkupës së Spanjë që do të jetë edhe ndeshja e para e katalanasve pa Neymar të larguar drejt PSG-së.
Në kampin e katalanasve vihet në këtë përballje ndaj Kampionëve të Europës me zëra të shumtë merkatoje se kush do të zëvendësojë brazilianin por trajneri Valverde thekson se skuadra është gati.
”Do të jenë dy ndeshje të forta ku ne do të japim gjithçka dhe nuk mund të merret si reference miqësorja e luajtur në SHBA", ka thënë Valverde.
Sa i përket formacionit të Barcelonës që do të zbresë në fushë pritet të jetë ai klasiku ku Deolofeu do jetë risia që do të plotësojë treshen e sulmit në vend të Neymar.
Në kampin madrilène në Camp Nou vihet si Superkampion i Europës dhe skuadra është gati. Modriç i pezulluar do të zëvendësohet nga patrioti i tij Kovaçiç ndërsa trajneri Zidane ka dy dilema.
Mund t'i japë pushim Marcelos dhe në vend të tij të luaj Teo ndërsa në garë për një vend titullari janë Bale e Ronaldo.
Trajneri Zidane ka konfirmuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2020 duke u shprehur i lumtur ndërsa në lidhje me përballjen e sotme deklaron: "
Do të më pëlqente më shumë që Superkupa të ishte me një ndeshje por fizikisht dhe psikologjikisht jemi mjaft mirë. Të gjitha kanë dëshirë ta luajnë këtë ndeshje dhe mua më duhet vetëm të zgjedh.Cristiano është gati ndërsa Isco mund të luajë së bashku me treshen e sulmit Bale-Benzema-Cristiano", përfundon Zidane.
Kompanitë e basteve favorizojnë Barcelonën fitorja e së cilës kuotohet me 2 ndërsa fitorja e Real Madrid jepet me koeficentin 3.3. Përveç Barça-Real në mbrëmje dorëzohet edhe trofeu i parë në Itali ku Juventusi dhe Lazio do të luftojnë për Superkupën.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.2%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9861
Lajme të tjera
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14
-
Dyshohet se gëlltiti brisqet e rrojës në burgun e Drenovës, i dënuari niset me urgjencë në spital
1 Prill, 22:09