Superkupat ndezin Europën! Inter-Juventus diskutojnë trofeun e parë sezonal, sonte edhe Real Madrid-Barcelona

Futbolli italian luan sonte në orën 21:00 trofeun e parë të sezonit pasi Inter kampion në fuqi e Seria A dhe Juventus fitues i Kupës do të përballen në stadiumin ‘Olimpico’ për Superkupën e ligës.

Të dy skuadrat vijnë pas fitoreve respektive në kampionat, por Juventus do të ketë një sërë mungesash, ndryshe nga Interi që është i plotë. Për shkak kartonash mungojnë te bardhezinjtë De Light dhe Cuadrado, ndërsa i dëmtuar është Chiesa. Vlen për t’u theksuar se Bonucci ende nuk është në formë pas dëmtimit, ndërsa Dybala pritet ta nisë nga stoli.

Në konferencën për shtyp trajneri i Juventusit Allegri e ka cilësuar Interin si skuadrën më të fortë, por ka shtuar se zikëltërit mund të mposhten. Ndërkohë trajneri i zikaltërve Inzaghi ka thënë se kjo ndeshje nuk ka favorit dhe ka evidentuar faktin se Juventus vjen pas një sërë rezultatesh pozitive.

Ndërkohë sonte edhe futbolli spanjoll rezervon një superpërballje si El Clasico pavarësisht se luhet në Arabinë Saudite. Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen në gjysmëfinale për Superkupën e Spanjës, me ‘galaktikët’ e Ancelotti-t që duken më superiorë ndaj katalansve, që renditen të 6 në kampionat. Fituesi i kësaj supersfidë do përballet në finale me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Atletic Bilabao që luhet të enjten.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë