TIRANE - Java e 18-të e kampionatit shqiptar të futbollit do të hapet me tre ndeshje mjaft të rëndësishme për fundin e renditjes, aty ku shumë ekipe po luftojnë për një vend edicionin e ardhshëm. Ndeshjet që do të luhen sot në orën 14:00 janë Kastrioti-Shkumbini. Skënderbeu-Tomori dhe Luftëtari-Apolonia.
Pvarësisht se sot do të luajnë kampionët e vendit në fuqi, vëmendja do të zhvendoset ne Krujë dhe në Gjirokastër. Kastrioti do të presë Shkumbinin që nëse nuk merr tre pikë në Krujë atëherë do të pësonte një rënie të konsiderueshme në rënditjen e përgjithshme duke shuar edhe shanset për një qëndrim në superiore, edhe pse matematika e mban akoma në lojë edhe për shumë ndeshje.
Peqinasit besojnë te qëndrimi, aq më tepër që brenda ekipit kanë edhe futbollistin më të mirë të edicionit të kaluar. Ndërsa në Gjirokastër, Luftëtarit i është hapur oreksi pas fiotres me Vllazninë dhe beson se do të thyejnë edhe fierakët që janë në agoni të plotë pas humbjes së fundit.
Lufëtari ka ende shpresë për të qenë në mesin e më të mirëve edhe për edicionin e kaluar, por vetëm nëse do të ndante përfundimisht se cila nga dy ekipet do të fitonte. Ndërsa e fundit nga radha, por jo nga rëndësia edhe ndeshja në Korcë mes Skënderbeut vendas dhe ekipit të Tomorit. Sfida duket e lehtë për Josnë edhe pse në formacion nuk do të ketë sulmuesin Pejic.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.032013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com