Superliga shqiptare e futbollit nisi të dielën me dy ndeshjet e para për raundin e 20-të. Egnatia kryesuese ia doli të mbante pas ndjekësit e AF Elbasanit duke marrë një barazim 2-2 të kontenstuar nga verdheblutë. Ndërkohë që Flamurtari fitoi pastër kundër Bylisit.

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia barazoi 2-2 kundër miqve të AF Elbasanit. Ishte ekipi mik që gjeti golin me Karim Loukili pas 35 minutave lojë, ndërsa Xhonatan Lajthia dyfishoi në pjesën e dytë. Kur u duk se AF Elbasani do "kapte" në krye Egnatian, Fernando Medeiros në minutat 63 dhe 76-të barazoi për 2-2 me dy penallti të kontenstuara nga miqtë. Ndërkohë që para ndeshjes AF Elbasani protestoi pasi shumë tifozë të tyre nuk mundën të futeshin në sektorin mik të stadiumit, i cili ka një numër të limituar për mbështetësit.

Në Vlorë, Flamurtari rigjeti fitoren pas gjashtë ndeshjeve, duke mposhtur 3-0 Bylisin. Edhe pse të dënuar për mos qenë në stadium, tifozët vendas panë sfidën dhe mbështetën ekipin nga tarracat e pallateve pranë. Urbaez, Marku dhe Maksuti shënuan për të besuatit e Francesco Moriero. Vlonjatët për herë të parë këtë sezon lënë zonën e ftohtë që të dërgon një kategori më poshtë dhe pozicionohen në vendin e tetë.

Raundi i 20-të i Superligës mbyllet sot me tre takime. Në orën 13:30 Tirana ka një detyrë të vështirë për të fituar në Vorë, ndërsa në orën 17:00 luhet Partizani - Teuta. Gjithçka mbyllet me sfidën Dinamo - Vllaznia e cila merr jetë në orën 19:30 në stadiumin "Air Albania" në kryeqytet.

Superliga shqiptare, raundi 20-të:

E diel, 18 janar 2026

Egnatia 2-2 AF Elbasani

Flamurtari 3-0 Bylis

E hënë, 19 janar 2026

13:30 Vora - Tirana

17:00 Partizani - Teuta

19:30 Dinamo - Vllaznia

Renditja: