Në Fier, policia dyshon se janë shitur neper farmaci barna te skaduara. Dyshimet u forcuan të dielën, kur në banesën e Bojken Bregovinës u gjetën 4,289 kuti me medikamente, prej të cilave, 1,635 kuti ishin të skaduara dhe 2,654 kuti nuk kishin faturë tatimore. Bregovina magazinonte barnat pa dokumente dhe disa prej tyre të skaduara i shpërndante në treg.
Pas arrestimit, Afrim Plaka, kreu i Urdhrit të Farmacistëve në Fier, reagoi duke hedhur poshtë akuzat se barnat e sekuestruara ishin shpërndarë edhe në farmacitë e qytetit te Fierit. Ai theksoi se i arrestuari nuk kishte lidhje direkte me farmacitë, por ishte shpërndarës në një depo farmaceutike. Po sipas tij, çdo medikament që ka pullën e sigurise konsiderohet i sigurt per pacientet.
“Personalisht mendoj që aksioni i djeshëm, i cili ka prekur një person, lidhja e të cilit e farmacitë nuk është direkte, por një peron që punon në një shpërndarës farmaceutike. Detyra e tij ishte të merrte porositë në farmacitë e qarkut dhe të çonte porositë në depon që punonte. Është e paqartë sesi kjo sasi barnash gjendej në posedim të këtij personi. E gjej të pavend deklaratën të faktit që këto barna shiteshin te farmacitë e Fierit. Është jashtë çdo lloj mendimi profesional. Më duhet të shpreh mirënjohjen për farmacistët e fiert. Ka rregullore që në bazë të cilit trajtojmë barnat e skaduara në farmaci.
Duket e paarsyeshme që një subjekt farmaceutik të blejë nga dikush barna të skaduara. Për më shumë nëse nuk kemi asnjë rast që ky veprim ndodhte, nuk mund të shprehemi në këtë formë. Të gjitha barnat që futen në Shqipëri, për sa kohë janë të pajisura me pullën e kontrolli të barnave, konsiderohen i barna të sigurta. Ka shumë pacientë që ndihen më të sigurt duke përdorur një ilaç që vjen në rrugë të tjera, si dikush që mund t’ia ketë blerë në Greqi. Këto rrugë janë të pasigurta. Sistemi farmaceutik është nga më të kontrolluarit”, tha Afrim Plaka.
Komente











I pari që duhet arrestuar është ky mashtruesi kryetari i urdhërit sepse është një hajdut i ndyrë.
Përgjigju