Superliga/ Dede provokon Vllazninë para derbit të Shqipërisë, Brdaric: Nuk i përgjigjejm trajnerit të Tiranës (VIDEO)

Të mërkurën do të luhet java e fundit e Superligës për këtë vit, që rezervon derbin e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Në ndeshjen e parë shkodranët dolën të fituar me një gol në minutat e fundit, duke lënë një zhgënjim të madh te kampionët në fuqi. Në prag të sfidës së dytë, trajneri i bardhebluve Nevil Dede ka provokuar jo pak kryesuesit e Superligës:

Nevil Dede, trajneri i Tiranës: “Të shohim se çfarë do të ndodhë nesër, nëse do mbrohen shumë apo do vijnë të luajë futbollin e tyre. Do kisha dëshirë të vijnë të provojnë edhe në Tiranë, siç e provuan me fat edhe në Shkodër.”

Grent Halili, futbollist i Tiranës: “Ne jemi Tirana dhe futemi në fushë vetëm për tre pikët. Dua të them që çdo ndeshja ka specifikën e vet, por ne do të fitojmë fitoren për ta mbyllur këtë vit sa më mbarë.”

Ndërkohë në kampin shkodran e presin më me qetësi këtë sfidë, pasi trajneri Thomas Brdaric nuk pranoi t’i përgjigjej ngacmimit të Dedes.

Thomas Brdariç, trajner i Vllaznisë: “Unë nuk kam asnjë përgjigjje për trajnerin Dede sepse secili ka dëshirën e vet. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, historikisht mes dy ekipeve dhe gjithsecili kërkon për të fituar. Unë e di se të gjithë thonë ne duam të fitojmë, por ne jemi të përqendruar te ekipi jonë.”

Erdenis Gurishta, futbollist i Vllaznisë: “Për ne është ndeshja e radhës, ashtu siç ishte edhe kundër Skënderbeut. Mendoj se nuk duhet ta mbivlerësojmë Tiranën sepse është një ndeshje e radhës  dh eta vlerësojmë aq sa aktualisht e meriton.”

Një ndeshje tjetër mjaft interesante do të jetë ajo mes Kukësit dhe Teutës, ndërsa Partizani udhëton për t’u përballur me Laçin, një sfidë që parashikohet tepër e vështirë. Dy ndeshjet e tjera të javës së 12 janë Apolonia-Kastrioti dhe Skënderbeu Bylis.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë