Superliga shqiptare e futbollit nisi të premte me raundin e 25-të. Në stadiumin e Rrogozhinës dhe nën dritën e prozhektorëve, vendasit e Egnatias ia dolën të fitonin 1-0 kundër Dinamos së Ilir Dajës.
Përballja ishte me shumë raste, e luftuar dhe tri pikët u vendosën vetëm në shtesën e tretë të ndeshjes. Alfonso Rodrigues de Oliveira, i futur në fushë vetëm në minutën e 80-të duke zëvendësuar Altin Kryeziun, ia doli të dërgonte topin në portën thuajse të boshatisur.
Një krosim nga e majta e sulmit të Egnatias u ndal fillimisht në shtyllë, para se de Oliveira të gjente golin me vlerën e tri pikëve 'in-extremis'. Pas barazimit 1-1 kundër Vorës një javë më parë, skuadra e Egnatias ia ka dalë të rikthehet te fitorja dhe me 46 pikë mban pozitën e dytë në klasifikim.
Nga ana tjetër Dinamo ka dy muaj pa fitore, që prej 23 dhjetorit 2025 kur ia dilte të mposhtte 1-3 Partizanin në derbi. 'Nëndetësja' duket se 'fut ujë' dhe mbetet në pozitën e katërt me 36 pikë, tre më shumë se Partizani ndjekës.
Superliga shqiptare e futbollit, raundi 25-të:
E premte, 20 shkurt 2026
Egnatia 1-0 Dinamo (De Oliveira 90+3')
E shtunë, 21 shkurt 2026 - 13:30
AF Elbasani 2-1 Vora
Bylis 2-1 Vllaznia
E diel, 22 shkurt 2026
13:30 Tirana - Teuta
16:30 Flamurtari - Partizani
Renditja:
Komente











