Superliga Europiane nis me 100 miliardë euro, Barcelona dhe Real Madridi bonus për mos lënë kompeticionin

Superliga Europiane nis me 100 miliardë euro, Barcelona dhe Real Madridi bonus për mos lënë kompeticionin

Presidentët e Barcelonës dhe Real Madrid

Ideja e Superligës Europiane, me tre liga dhe gara si një kampionat ka marrë edhe miratimin e Gjykatës Evropiane, çka mund të bëjë që ideatorët e Barcelonës dhe Real Madridit të vijojnë me planet konkrete.

Veç formës së garës, të ardhurat për klubet do jenë më të larta. Mundo Deportivo në Spanjë bën me dije se "A 22 Sports", kompania e krijuar për Superligën ka një fond prej 100 miliardë eurosh për këtë projekt. 15 përqind e shumës do mbahet nga organizatorët për shpenzimet dhe pjesa tjetër thuhet se do ju shpërndahet klubeve.

"Vlera neto e Superligës është 100 miliardë euro dhe investitorët janë gati të shpenzojnë 15 miliardë euro. Investitorët do të mbajnë 15% dhe pjesa tjetër do të shkojë te klubet. Barcelona dhe Real Madrid do të marrin gjithashtu një bonus rezistence për të mos e lënë kurrë kompeticionin", bën me dije Mundo Deportivo.

Kujtojmë se idenë e Superligës së Europës e rikthyen klubet e Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit në 2016, pas dorëheqjes së Michel Platini nga UEFA. Vetëm në 2021 kjo ide u trumbetua me të madhe, me UEFA-n që i hapi probleme financiare dhe ligjore ekipeve ideatore, çka bëri që Juve të tërhiqej.

S.Dh/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur

Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur