Superliga: Fitojnë kryesuesit,
Dinamo zyrtarizon rënien e saj

Superliga: Fitojnë kryesuesit, <br />Dinamo zyrtarizon rënien e saj
Shkumbini triumfoi 1-0 me Flamurtarin në Peqin, duke siguruar përundimisht një vend në mesin e artë të Superligës. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi senegalez Papa Diop me penallti në minutën e 58-të. Humbja në Peqin nuk i penalizoi aspak vlonjatët, që nga ana e tyre zyrtarizuan vendin e katërt dhe një biletë për në Ligën e Europës.

Humbja 3-0 me Vllazninë ne kryeqytet e rrëzoi për herë të parë pas 62 sezonesh Dinamon një kategori më poshtë. 18 herë kampionët dhe 13 herë fituesit e Kupës së Shqipërisë i dhanë fund një sezoni të trishtuar, një javë përpara mbylljes së kampionatit.

Për Vllazninë e drejtuar nga ish-portieri Armir Grima realizuan në harkun e 25 minutave të para: Gjini 8’, Petroviç 11 dhe Gocaj 25’. Dinamo e drejtuar këtë sezon nga Faruk Sejdini dhe Artan Mërgjyshi pësoi humbjen 15-të në 25 ndeshje, ndërkohë që Vllaznia regjistroi fitoren e 10-të.

Tirana fitoi 1-0 me Lacin ne Kruje, por pa i rrezikuar aspak kurbinasit, qe e kishin zyrtarizuar qëndrimin e në Superligë. Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesin Bekim Bala në minutën e 26-të, njëherësh edhe rrjeta e tij e 13-të sezonale.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje