Superliga 'ha' trajnerë, 16 ndryshime nga 6 skuadra deri në mesin e sezonit! Teuta, Kukësi, Egnatia dhe Kastrioti për rekorde

Shkarkimet dhe emërimet e trajnerëve në Superligë tashmë janë kthyer në diccka krejt të zakonshme. Kampionati elitar prej vitesh tashmë gllabëron trajnerë të cilët në disa raste shkarkohen nga puna edhe pas 2-3 ndeshjesh. I ngjashëm ishte edhe rasti i Ardian Memës, i cili një ditë më parë u largua nga Kastrioti për t’i lënë vendin të rikthyerit Emiljano Çela.

Sipas një vëzhdimi bie në sy se 6 nga 10 skuadra, apo 60% e ekipeve e kanë ndryshuar trajnerin të paktën njëherë kur është bërë pak më shumë se gjysma e kampionatit.

Madje janë katër skuadra: Teuta, Egnatia, Kukësi dhe Kastrioti që deri më tani kanë emëruar 3 trajnerë të ndryshëm. Mbi të tjerat janë për t’u veçuar Teuta dhe Kukësi. Ekipi durrsak e nisi sezonin me Renato Arapin, e vijoi me Bledi Shkëmbin, ndërsa tani drejtohet nga Edi Martini. 3 trajnerë ka ndërruar edhe Kukësi që pasi e nisi me Skënder Gegën, vijoi me Enkeleid Dobin, ndërsa tani timonier ka Rrahman Hallaçin. Sakaq Egnatia dhe Kastrioti pasi shkarkuan trajnerët e dytë të sezonit kanë rikthyer ata me të cilët e nisën.

Dy ekipet e tjera që kanë ndërruar të paktën njëherë trajnerin janë Laçi dhe Bylisi. Shpeshherë njoftohet se ekipet ndërpresin me marrëveshje bashkpunimet me trajnerët, por në të vërtetë kjo është një metodë për të fshehur të vërtetën, pasi të gjithë e dinë sa i pambrojtur është institucioni i trajnerit në klubet shqiptare.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Meta tha se mbledh qindra njerëz në shesh, Basha: Sfida kodoshësh! I përdorin njerëzit si ‘mish për top’

Meta tha se mbledh qindra njerëz në shesh, Basha: Sfida kodoshësh! I përdorin njerëzit si ‘mish për top’