Superliga shqiptare e futbollit është në raundin e 33-të, teksa pesë sfidat janë programuar të diel dhe të hënë më 6 dhe 7 prill.

Dy takimet e para të së dielës janë Laçi - Skënderbeu dhe Bylis - Vllaznia, të dyja në orën 15:00. Po të dielën, në orën 18:00, do të zhvillohet edhe ndeshja Dinamo - Teuta.

Ditën e hënë janë programuar dy sfidat e fundit të këtij raundi. Në orën 17:00 Egnatia do të presë në shtëpi AF Elbasanin.

Mbrëmja do të kulmojë me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar, derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Ky takim do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:00.

Superliga, raundi 33:

E diel, 6 prill 2025

15:00 Laçi - Skënderbeu

15:00 Bylis - Vllaznia

18:00 Dinamo - Teuta (Elbasan)

E hënë, 7 prill 2025

17:00 Egnatia - AF Elbasani

20:00 Tirana - Partizani

Renditja: