Pas zhvillimeve sportive të kombëtares sonë, Superliga është rkthyer me ndeshjet e radhës ku skuadra verilindore e Kukësit ka marrë 3 pikët në transfertë me Lushnjen, ndërsa Kamza ka fituar në transfertë me Luftëtarin.

Skuadra e Kukësit ka fituar ndaj lushnjarëve me rezultatin 0:2, ndërsa Kamza ka mundur  Luftëtarin në shtëpi me rezultatin 1:2.

Kukësi ka shënuar dy gola për dy minuta në pjesën e dytë në minutata 58 dhe 60 me protagonist Guri dhe Aliev, kjo e ndihmuar pasi kundërshtari mbeti me 10 lojtarë, pasi Spaho pas një ndërhyrje antisportive ndëshkohet  me karton të kuq duke lënë skuadrën me 1 lojtar më pak.

Kamza ka shënuar golin e fitores me anë të pikës së bardhë me autor serbin Raçiç, ndërsa ndeshja mes Vllaznisë dhe Flamurtarit është mbyllur në paqe me rezultatin 1:1.

Ndërkohë po luhen ndeshjet e tjera të Superligës,  Skënderbeu-Laçi dhe Teuta-Partizani.

Redaksia Online
N.M/shqiptarja.com