Superliga/ Kukësi-Tirana, trajneri Cungu: Kundër nesh luajnë të gjithë egër dhe ashpër

Të dielën luhen pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së 21 të Superligës. Në Kamëz Kukësi që pretendon për titull kampion do të përballet me Tiranën, në Gjirokastër Luftëtari do të presë Flamurtarin, ndërsa në “Niko Dovana” Teuta do të presë Kamzën.

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 21 të Superligës luhet në Kamëz mes Kukësit dhe Tiranës. Verilindorët javën e fundit u kthyen te fitoret në kampionat dhe kërkojnë me patjëtër të mbajnë këtë ritëm për kapur Partizanin kryesues, por përballë do të kenë një Tiranë e cila në tre ndeshjet e fundit në kampionat ka marrë dy fitore dhe një barazim. Në prag të sfidës trajneri I Kukësit Cungu është shprehur:

“Tirana është një ekip tjetër këtë vit, ka një ritëm tjetër, është më atraktive në lojë, më e qetë dhe këtë e tregojnë rezultatet. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ne do jemi në presion apo të kemi frikë nga kundërshtari. Për mua rivalët janë të gjithë njësoj e rëndësishme është për të marrë tre pikët si ndaj vendit të parë apo edhe të fundit.”

Trajneri i verilindorëve nuk la pa prekur edhe garën në kampionat, duke shtuar:

“Nuk kam parë që është ndihmu apo favorizuar Kukësi, por e kundërta. Kam pa një egërsi, një ashpërsi nga çdo ekip. Tentojnë me dhanë maksimumin në çdo aspekt kundër Kukësit.

Ndërkohë lidhur me ndeshjen trajneri I Tiranës Ardian Mema deklaroi:

“Mendoj se këtë ndeshje do ta kalojmë, grupi është I plotë dhe I ka të gjitha mundësitë. Nesër do përpiqemi ta menazhojmë mirë ndeshjen dhe pse jo të marrim tre pikët.”

Ndërkohë po të dielën Luftëtari do të presë në Gjirokastër Flamurtarin, skuadrën e cila në ndeshjen e fundit u mposht me shumë kontestime nga Kukësi. Në prag të sfidës me gjirokastritët futbollisti I Flamurtarit Idriz Batha u shpreh:

“Kjo është një njdeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Gjirokastërn. Shpresojmë të bëjmë mirë dhe pse jot ë dalim me maksimumin e pikëve.”

Ndeshja e tretë e ditës së dielë është Teuta-Kamza, ndërsa të hënën java e 21 e kampionatit mbyllet me sfidën Skënderbeu-Laçi. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt