Laçi ka siguruar një fitore me shumë vlerë në start të fazës së dytë përballë ekipit të Besës së Kavajës në transfertë duke u ngjitur në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.

Ndeshja është zhvilluar në Peqin, pasi fusha e Besës është e dënuar nga FSHF për disa javë. Ndeshja ka nisur e mirë për Besën që kalon në avantazh me Sefën në minutën e 37.

Por pjesa e dytë mbyllet në barazim, pasi Çela ka barazuar shifrat në minutën e dytë shtesë të 45' të parë.

Në pjesën e dytë Laçi mbrohet mirë dhe kundërsulmon me shpejtësi duke zënë në befasi kavajasit në minutën e 51' me Zefin që shënon dh i jep tre pikët e para këtë fazë ekipit të tij, ndërsa Besa fundoset në zonën e ftohtë në renditje.