Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës shqiptare Tirana - Shkumbini dhe Luftëtari - Teuta. Bardheblutë kanë fituar me lehtësi me rezultatin 3-0 me dy gola të sulmuesit Morina dhe jë të librazhdasit Mirel Cota.

Tirana vazhdon kështu serinë e rezultateve pozitive në dy javët e para. Ndërsa Teuta ka qënë surpriza e javës së dytë, pasi ka humbur me Luftëtarin në transfertë me shifrat 4-1. Golat për Luftëtarin janë shënuar Nikolic, Licaj, Rraboshta dhe Shenaj, ndërsa për durrsakët ka ngushtuar shifrat Mancaku.

(d.b/shqiptarja.com)