Superliga luhet në mesjavë, ndeshje deçizive në kryeqytet dhe Shkodër! Tirana në të ftohtin e Korçës
Moment nga derbi Tirana 0-0 Partizani
Superliga shqiptare e futbollit do e zhvillojë raundin e 16-të në mesjavë. Të mërkurë në program janë tre duele, ndërsa të enjte luhen dy sfida.
Në datën 4 dhjetor luhen tre duele në dy orare të ndryshme. Në 16:30 zhvillohen Teuta - Laçi dhe AF Elbasani - Bylis, ndërsa në orën 19:30 në "Loro Boriçi" të Shkodrës zhvillohet Vllaznia - Dinamo.
E enjtja zbret katër skuadra në fushë, duke filluar nga ora 17:00. Në Korçë luhet Skënderbeu - Tirana, me vendasit që kanë në favor edhe klimën e ftohtë të këtyre ditëve. Në kryeqytet, Partizani pret kampionët në fuqi të Egnatias. Ndeshje direkte kjo për vendin e parë.
Pas 15 ndeshjeve të luajtura, Partizani me 28 pikë mban kreun e renditjes, ndjekur nga Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo. Laçi, Skënderbeu dhe Bylis në fund. Bie në sy se Tirana është klubi me më pak fitore këtë sezon, vetëm dy.
Superliga, raundi 16-të:
E mërkurë, 4 dhjetor 2024
16:30 Teuta - Laçi
16:30 AF Elbasani - Bylis
19:30 Vllaznia - Dinamo
E enjte, 5 dhjetor 2024 - 17:00
Skënderbeu - Tirana
Partizani - Egnatia
Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 17:55
Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?
-
Fiton Shqipëria
83.8%
-
Barazim
8.6%
-
Fiton Andorra
7.7%
Vota total: 222
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajini mend emrin, Adrion Pajaziti debutoi me Kombëtaren në 'Wembley'
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Kombëtarja lë pas humbjen me Anglinë, stërvitet në Londër para Andorrës! Tremb gjendja e Strakoshës
22 Mars, 14:19
-
VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi
22 Mars, 09:54
-
Kombëtarja U-21/ Shqipëria barazon 0-0 në Greqi
21 Mars, 18:19
-
Botërori 2026/ Kombëtarja 'fut ujë' në mbrojtje, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në 'Wembley'! Historia përsëritet për 'Tre Luanët'
21 Mars, 15:59
-
Përballja me Anglinë, Nevil Dede për Report TV: Të mbrojmë, rezultati në plan të dytë
20 Mars, 12:51
-
Kombëtarja U-17 shkëlqen në Elbasan, mposht 4-1 Azerbajxhanin! Evangjelos Gjoka shënon tre gola
20 Mars, 09:05
-
Formacioni/ ‘Migjeni’ zbret Kombëtaren në Londër, 20 mijë shqiptarë në ‘Wembley’! Sylvinho humbet Ismajlin (VIDEO)
20 Mars, 08:31
-
Drejtësi spanjolle, Angli - Shqipëri gjykohet nga Alejandro Hernandez
19 Mars, 10:38
-
Kombëtarja U-21/ Braktisi Irlandën, Kevin Zefi largohet nga grumbullimi! Bushi afron lojtarin e Bolognas
19 Mars, 10:23
-
Angli - Shqipëri, diferenca të frikshme në shifra! Kombëtarja jonë vlen sa gjysma e Bellingham
19 Mars, 10:06
-
Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, probleme për Ismajlin dhe Kumbullën! Të dy udhëtojnë sot drejt Londrës, Brruti regjistrohet në FIFA (VIDEO)
19 Mars, 09:35