Superliga, lumë golash në
përballjen Kukësi-Teuta

Superliga, lumë golash në<br />përballjen Kukësi-Teuta<br>
Skuadra e Kukësit ka mundur në  “Zeqir Ymeri” ekipin e Teutës me rezultatn 4:2.

Verilindorët kaluan në avantazh me anë të  Bakajt në  minutën e 18, ndërsa 13 minuta më vonë për të dyfishuar rezultatin mendon Ethemi. Pavarësisht rasteve të krijuara, pjesa e parë nuk do të ketë gola të tjerë të shënuar.

Pjesa e dytë e takimit do të flasë në favor të Kukësit, ndërsa pati dhe  katër gola të tjerë  gjatë 90 minutëshit. Ishin verilindorët që çuan rezultatin  në 3:0, por goli kësaj here ishte një autogol i shkaktuar nga Hakaj, ndërsa 3 minuta më vonë  durrsakët fituan një penallti  dhe Teuta shënon golin e parë në këtë takim.

Por kjo ndeshje ishte një sfidë golash, pasi  në të përfunduar koha e rregullt Teuta shënon golin e dytë.

Ngushtimi i rezultatit ishte një presion i shtuar ndaj kuksianëve, ndërsa u duk qartë frika në këmbët e lojtarëve verilindor.

Por ishte Aliev në fund të minutave shtesë, i cili shënoi golin e katërt  për Kukësit duke dëshmuar se kampionët në fuqi kanë premisat e qarta në kampionat.

Aktualisht Kukësi  renditet i dyti në tabelën e Superligës, ndërsa Skëndërbeu  kryeson me 3 pikë më shumë .

Redaksia Online
N.M. Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës