Superliga, marshon Partizani
Gati “furtuna” tek ekipi Kukësit

Superliga, marshon Partizani<br />Gati “furtuna” tek ekipi Kukësit
Partizani fiton edhe ndaj Laçit dhe vijon të mbetet lider i Superligës shqiptare. Skuadra kryeqytetase ka mposhtur në javën e 10-të kurbinasit me rezultatin 3-2 në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”.

Një tjetër fitore shumë e rëndësishme edhe pse e vuajtur për të kuqtë që tashmë ngjiten në kuotën e 28 pikëve të vetëm në vend të parë. Ka qenë një ndeshje me gola ku për Partizanin tundën rrjetën Fazlliu, autogol i Buljan dhe Mazrekaj.

partizani
*Lojtarët e Partizanit duke festua në ndeshjen ndaj Laçit

Nëse Partizani marshon bindshëm tek një tjetër pretendente pritet furtunë. Bëhet fjalë për Kukësin që sërish nuk ka fituar në transfertë. Në Ballsh, verilindorët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bylisit.

Presidentit Safet Gjici duket se i ka sosur durimi dhe drejt shkarkimit duket se janë edhe trajneri, Marcelo Troisi edhe drejtori teknik Hasan Lika. Të hënën do të bëhet një analizë e hollësishme me stafin por Troisi dhe Lika janë në fije të perit.

kukesi
*Gjatë ndeshjes Ballshi-Kukësi

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna