Superliga, Mema të tjera akuza: Kundërshtarët fitojnë më lehtë se ne, shënojnë gola të çuditshëm

Të dielën do të zhvillohet javë e 29 e Superligës ku do të vendoset jo pak për fatet e skuadrave. Në Durrës Teuta e njëmijë problemeve do të presë Tiranën, e cila ashtu si dy vite më parë noton në ujërat e tubullta të mbijetesës. Për bardheblutë humbja është opsion totalisht i papranueshëm, ndërsa në prag të kësaj sfide trajneri Mema ka vijuar të hedhë dyshime për lojë të pisët nga rivalët.

“Në disa ndeshje kundërshtarët i kanë fituar më lehtë sesa ne, edhe në ndeshje shumë të forta në letër. Po të shohësh disa ndeshje, golat shënohen në mënyrë të çuditshme.”

Ndërkohë një ndeshje shumë interesante do të luhet edhe në “Elbasan Arena” mes Kukësit dhe Flamurtarit, me vlonjatët që falë rezultateve pozitive në dy ndeshjet e fundit janë ngjitur në vendin e tretë. Në prag të kësaj sfide kapiteni i vlonjatëve Artim Pollozhani është shprehur:

“Do jetë një ndeshje e fortë për vetë faktin se si Kukësi ashtu edhe ne vijmë nga një fitore. Ne jemi ngjitur në vendin e tretë dhe duam ta mbajmë këtë pozicion.”

Dy ndeshjet e tjera të kësaj jave do të jetë Skënderbeu-Kastrioti dhe Luftëtari-Laçi.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë