Pas ndërprerjes për shkak të kombëtareve, të shtunën rikthehet Superliga me javën e nëntë, kur zbret në fushë Partizani ndaj Laçit. Në ‘Air Albania’ në orën 19:45 të kuqtë do të kërkojnë vazhdimësinë, pasi më herët morën fitoren e parë në kampionat. Kundër Laçit vijnë pas kualifikimit në Kupë në dëm të Besëlidhjes, ndërsa edhe kurbinasit pas nisjes së dobët të sezonit kanë rimarrë veten me fitoret.
“Ne na del për detyrë që të kemi një vazhdimësi pas fitores së parë që morëm në ndeshjen e fundit në kampionat. Në fund fare vetëm vazhdimësia do na bëjë që të pozicionohemi në tabelën e klasifikimit aty ku ka objektivat klubi dhe ku kemi prodhuar lojrat në këto javë të para,”-deklaroi Ilir Daja, trajner i Partizanit.
Po të shtunën, Vllaznia që nuk fitoren prej 3 ndeshjesh, pret Kastriotin e vendit të fundit në “Loro Boriçi”.
“Jemi shumë të përqëndruar dhe të motivuar për t’u përballur me Kastriotin. Duhet të vazhdojmë atë që bëmë në kupë kundër Pogradecit të mërkurën. Duhet të jemi të jemi të qetë. Lojtarët duhet të jenë të përqëndruar dhe të motivuar siç kanë qenë në stërvitje gjatë kësaj jave,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
“Normalisht që është një kundërshtar i vështirë pasi nuk ka të lehtë. Po mar një shembull konkret. Tirana që është në vendin e parë pothuajse ka bërë një fazë të parë perfekte, por pikët që kanë lënë janë kundër Kastriotit dhe Egnatias,”-deklaroi Erdenis Gurishta, kapiteni i Vllaznisë.
Të dielën në program është Teuta-Skënderbeu, ndërsa java e nëntë mbyllet të hënën me sfidat Dinamo-Egnatia dhe Kukësi-Tirana.
Te hille shorti kampionati liga provesionale liga unike te hiqet Ndreu te vihet Gjoka Devolli Bulku Vata muca Strakosha Alia Demollari mema
Përgjigju