Superliga, ndizet kryeqyteti me sfidën
Tirana-Flamurtari në "Qemal Stafa"
Sonte në orën 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” zhvillohet kryendeshja e javës së dytë në kampionatin shqiptar të futbollit Tirana-Flamurtari.
Sonte në orën 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” zhvillohet kryendeshja e javës së dytë në kampionatin shqiptar të futbollit Tirana-Flamurtari. Sfida premton emocione dhe spektakël në shkallët e stadiumit, pasi përballë janë dy nga ekipet që pretendojnë titullin kampion këtë edicion.
Trajneri Magani e cilëson Flamurtarin si rivalin direkt të Tiranës në luftën për titullin kampion. “Tirana dhe Flamurtari kanë dy tifozeri të zjarrta, që do ta nxehin më shumë këtë ndeshje. Do të jetë një ndeshje me spektakël të garantuar. Avantazhi i vetëm që kemi është vetëm fusha, megjithatë ky takim i ka të tre rezultatet brenda. Flamurtari është rivali ynë kryesor për titull, pasi ka lojtarë cilësorë dhe e njoh shumë mirë karakterin e tyre. Përsa i përket Gilbertos kam vlerësimin maksimal” deklaroi trajneri nga Peqini, që më parë ka drejtuar Vlorën.
Ndërsa në krahun tjetër Nesti Gjoka vlerëson kundërshtarin që luan në fushën e tij, por ka besim te ekipi që drejton se do të marrë maksimumin. “Tirana është përforcuar gjatë verës me lojtarë cilësorë. Është një ndeshje e vështirë, por natyrisht ne do të kërkojmë më të mirën. Do të jetë një ndeshje e fortë, por duhet të marrim maksimumin. Besoj shumë tek skuadra dhe shpirti i garës në fushën e lojës dhe mendoj se do të arrijmë t’ia dalim. Kampionatin e kemi nisur me një fitore përballë Teutës dhe duam të vijojmë në këtë rrugë” tha ai.
Ndërsa po sot Skënderbeu pret Laçin në orën 17:00, Partizani udhëton për në Fier për t’u ndeshur me Apoloninë në orën 19:00. Trajneri Shpëtim Duro pavarësisht se ka përballë një ekip të lehtë në letër, kërkon përqendrim maksimal. “Gjithmonë ne shkojmë për fitore. Edhe në Fier do të shkojmë për 3 pikët. Duhet vlerësim pasi diferencat nuk janë të mëdha. Cdo ndeshje do angazhim dhe seriozitet" tha ai.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
69.2%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1280
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Djathtas 1912’, Alibeaj flet për partinë e re në Report Tv: Nuk jam ushtari i askujt, s’kishte vend për mua në PD e Berishës! ‘Mobilizim ushtarak’ për të na goditur
15 Tetor, 19:57
-
Dosja e aferës Partizani në GJKKO! Berisha e dhëndri Malltezi do përballen me drejtësinë, për herë të parë një ish-kryeministër dërgohet për gjykim! Vijon hetimi pasuror
15 Tetor, 19:11
-
Tiranë/ Aksion policor në sallonet e botoksit, kontrollohet për mallra kontrabandë! Gjendet një sasi e konsiderueshme
15 Tetor, 19:07
-
Gjykata e Lartë i rrëzoi kërkesën për pezullimin e dënimit me 1 vit burg, Salianji reagon nga burgu: Iu nënshtrua urdhrit arbitrar që vjen nga skutat e krimit, i vendosur për betejë
15 Tetor, 18:59
-
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim
15 Tetor, 18:43
-
Itali/ Iu gjet e fshehur brenda bagazhit të makinës 1 kg kokainë, arrestohet 37- vjeçari shqiptar
15 Tetor, 18:29
-
Rrëfimi i ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi disa herë pengmarrjen e Azem Hajdarit në ’96! Donte ta vriste
15 Tetor, 18:28
-
'33 vite ministër, kryeministër, president', Lapaj ironizon Metën: Si nuk bezdiset?! Jam i habitur, këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të bëjnë karrierë
15 Tetor, 18:23
-
Deklarata e fortë e ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi vrasjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino, nëse do futej në Shkodër do ekzekutohej
15 Tetor, 18:23
-
Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit
15 Tetor, 18:11
-
'BE, e vetmja zgjedhje e shqiptarëve', deklaratat e Ramës jehonë në mediat gjermane
15 Tetor, 18:02
-
Ceremonia, përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit të qytetit të Fierit
15 Tetor, 17:56