Superliga në 'rënie të lirë', futbolli shqiptar lë pas Andorrën dhe San Marinon! Laçi mban 'flamurin' në Europë

Superliga në 'rënie të lirë', futbolli shqiptar lë pas Andorrën dhe San Marinon! Laçi mban 'flamurin' në Europë

UEFA

UEFA ka përditësuar sot koeficientët për klubet dhe kampionatet pas përfundimit të ndeshjeve në grupet e kompeticioneve europiane. Bie në sy se Shqipëria renditet në vendin e 49 nga 55 shtete. Në bazë të paraqitjeve të skuadrave në Europë, Superliga shqiptare ka pësuar rënie nga një sezon më parë.

Nëse në 2021-22 koeficienti matës i kampionatit ishte 1.625, këtë sezon koeficienti është 0.875. Në total pikët e kampionatit shqiptar janë 6.250, duke lënë pas kampionate si ai i Uellsit, Gjibraltarit, Maqedonisë së Veriut, Andorrës, Malit të Zi apo San Marinos.

Koeficientët për kampionate:

Skuadra shqiptare më e mirë për paraqitjet në Europë është Laçi. Me 7.500 pikë kurbinasit lënë pas Partizanin, Teutën, Kukësin, Tiranën dhe Vllazninë. Për paraqitjet e këtij sezoni, Laçi, Tirana dhe Vllaznia kanë një koeficient 1.500. Laçi mban vendin e 171 si klubi më i mirë shqiptar në Europë, Partizani i 254, Kukësi i 282, Tirana në vendin e 293 dhe Vllaznia e 338 në Europë.

Koeficientët për klube:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë