Dinamo i dha fund aventurës groteske të këtij sezoni, duke humbur edhe ndeshjen e fundit 3-1 me Bylisin, në “Adush Muça”, e duke e mbyllur edicionin me rënien në Kategorinë e Parë. Me një formacion “rinor”, Dinamo arriti ta befasojë Bylisin, kur Matko Djarmati shënoi në minutën e 19-të, i treti gol sezonal i mesfushorit kroat.
Në minutën e 35-të, blutë nga kryeqyteti mbetën me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit të sulmuesit Endri Lala, ky i fundit nuk pranoi të zëvendësohej, duke provokuar edhe vetëndëshkimin me karton të kuq. Bylisi u argëtua tërësisht në pjesën e dytë, duke shënuar tri herë rresht në harkun e 11 minutave: Agim Meto 48’, Fjodor Xhafa 54’ dhe nigeriani Solonmson Izuçukvku në të 58’.
Vërshëllima e fundit e gjyqtarit ishte dhe bilbili i fundit i Dinamos në Kategorinë Superiore. Bilanci i Dinamos është tragjik: 17 humbje në 26 ndeshje. 26 javë rresht vendi i fundit. Rrëzim një kategori më poshtë.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com