Superliga,pa gola Teuta-Partizani
Java e 21-të,spikat Tirana-Kukësi

Superliga,pa gola Teuta-Partizani<br />Java e 21-të,spikat Tirana-Kukësi
Partizani ndalet në Durrës nga Teuta në një barazim pa gola.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” ka qenë e dyluftuar dhe me raste në të dyja portat por pa konkretizuar. Pjesa e parë kishte më shumë raste por edhe në pjesën e dytë si Partizani ashtu edhe Teuta provuan ta fitonin ndeshjen.

Teuta –Partizani ndeshja e parë e javës së 21-të të Superligës mbyllet në barazim 0-0. Një pikë me vlerë për durrsakët në luftën për mbijetesë ndërsa një hap fals për kryeqytetasit në garën për titullin kampion.

Të shtunën luhen edhe 3 ndeshje të tjera të kësaj jave ku spikat Tirana-Kukësi. Skënderbeu pret Laçin në Korçë ndërsa Vllaznia luan në Shkodër ndaj Flamurtarit. Java mbyllet të dielën me takimin Luftëtari-Korabi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos