Brenda 4 ditësh Partizani rikthen në rrugë të mbarë sezonin futbollistik duke fituar dy ndeshje radhazi. Pas Teutës Partizani mposhti edhe Luftëtarin 2-0 në ndeshjen e fundit të javës së 6-të. Të kuqtë e Mark Julianos kaluan në avantazh në minutën e 28-të me golin e Xhevahir Sukaj.

Sulmuesi devijon mjaft bukur në portë një krosim perfekt të Prognit. Në pjesën e dytë vuloset triumfi kur në minutën e 71-të Trashi me kokë do të shënonte golin e dytë pas një tjetër krosimi të Prognit.

2-0 Partizani mposht Luftëtarin duke siguruar fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 8 pikëve në mesin e tabelës.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com