Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i kampionatit shqiptar të futbollit për edicionin 2013-14 nga sektori i garave.
Në praninë e të gjithë përfaqësuesve të ekipeve të Superligës është hedhur shorti për kategorinë elitare. Ajo që pritej më me shumë vëmendje ishte data e derbit të shumëpritur mes ekipeve të Partizanit dhe Tiranës pas rikthimit të ‘demave të kuq’ pas disa edicioneve në Superligë.
Goglat vendosën që ndeshja më e rëndësishme e kampionatit mes dy ekipeve rivale në kryeqytet të zhvillohet më 5 tetor në javën e 7-të të kampionatit. Superliga është vendosur që të nis më datë 24 gusht 2013 për këtë edicion futbollistik.
Ndeshjet e para të kampionatit do të jenë si më poshtë: Tirana do të presë ekipin e Lacit pas dyshimit në aventurën evropiane. Pas rikthimit në Superligë, Lushnja do të presë në shtëpi ekipin e Kukësit i supermotivuar aktualisht me pjesëmarrjen në Evropë.
Flamurtari me gjithë arsenalin e rëndë do të udhëtojë në Shkodër, ku për momentin vetëm për futboll nuk mund të flitet. Kampionët e vendit do të presin Besën e Kavajës. Teuta pret Byslisin, ndërsa ‘demat e kuq’ e nisin nga Kruja.
/Shqiptarja.com