Superliga: Skënderbeu në vendin 1,
Teuta dhe Tirana humbin jashtë

Superliga: Skënderbeu në vendin 1,<br />Teuta dhe Tirana humbin jashtë
Skënderbeu kampion në fuqi i Superligës, është rikthyer në vendin e parë në renditjen e kampionatit shqiptar. Skuadra e trajnerit Stanislav Levy mundi 2-1 Vllazninë në një ndeshje që ishte disi e dyshimtë për mënyrën sesi u zhvillua, edhe pse në rezultat duket se kishte luftë të fortë sportive.
Xhafaj dhe Plaku ishin autorët e golave të Skënderbeut ndërsa për Vllazninë shënoi Shannon. të gjithë këto gola në pjesën e dytë. Ky rezultat i kombinuar me humbjet e Teutës dhe Tiranës, bën ekipin e Levy të jetë i vetëm dhe i pari.
Teuta humbi 1-0 në stadiumin e Lacit në një ndeshje pa tifozë për shkak të dënimit të fushës. Tirana humbi gjithashtu ën derbin kundër Dinamos, një rezultat surprizë duke parë se Dinamo nuk mund ti shpëtojë rënies në Kategorinë e Parë. Rezultatet dhe klasifikimi:
Kamza 2 - 1 Pogradeci
Laçi 1 - 0 Teuta
Shkumbini 0 - 1 Kastrioti
Dinamo 3 - 2 Tirana
Tomori 3 - 2 Flamurtari
Skënderbeu 2 - 1 Vllaznia
Apolonia 2 - 1 Bylis Ballsh

1. Skënderbeu 50 pikë
2. Teuta 49 pikë
3. Tirana 46 pikë
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël