Java e 21 e Superligës rezervon sot derbin e Shqipërisë Vllaznia-Tirana, që do të luhet në orën 13:00 në Loro Boriçi. Të dy skuadrat vijnë pas një moment jot ë mirë, por shkodranët udhëheqin kampionatin pavarësisht se në javët e fundit diferenca me Partizanin ndjekës është shkurtuar në katër pikë.
Ndërkohë Tirana pas humbjes me Teutën është ndarë njëherë e mirë me titullin këtë sezon dhe synimi që mbetet është pjesmarrja në Kupat e Europës. Sakaq po sot luhet edhe Partizani-Laçi, vendi i dytë dhe i tretë në kampionat.
Komento